“Bayern do e dominojë gjithmonë kampionatin”

04/03/2014 00:00

Nuri Sahin mendon se Borussia Dortmund ka mundësi të fitojë Bundesligën vetëm në sezonet kur Bayern Munchen është në formë të keqe.

Verdhezinjtë u shpallën kampionë të Gjermanisë në sezonet 2010-2011 dhe 2011-2012, por mesfushori turk i Dortmundit mendon se arsyeja kryesore e dominimit të tyre 2-vjeçar ishte dobësia e bavarezëve.

“Nëse del i dyti në Bundesligë, mund ta konsiderosh si një sukses të madh. Shanset për të fituar titullin janë vetëm kur Bayern Munchen është keq”, tha Sahin për ‘NTV Spor’.

“Bayern gjithmonë do të jetë dominuesi i Bundesligës, ndërsa të tjerët do të luftojnë gjithmonë për vendin e dytë”, shtoi turku.

Borussia Dortmund aktualisht renditet në vendin e dytë të Bundesligës, 20 pikë pas kryesuesve të Bayern Munchen.

Top Channel