Seedorf: Meritonim më shumë ndaj Juves

03/03/2014 00:00

Clarence Seedorf ka deklaruar se Milani i tij meritonte më shumë në ndeshjen ndaj Juventusit të humbur 2-0 në San Siro.

“Jemi të inatosur, por është një inat pozitiv që vjen nga bindja jonë se meritonim më shumë në ndeshjen e djeshme”, tha trajneri hollandez për ‘Sky’.

“Dua të nis përgatitjen e ndeshjes së radhës sa më shpejt të jetë e mundur për të harruar humbjen”, shtoi Seedorf.

Kur u pyet nëse do të fliste me Ancelottin për të përballuar sa më mirë Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit  të Ligës së Kampioneve, Seedorf pranoi se do e bënte diçka të tillë.

“Sigurisht që do të flas. Pashë vetëm pjesën e parë të ndeshjes Atletico-Real që përfundoi 2-2 dhe mendoj se ishte një betejë e bukur fizike”, tha trajneri i kuqezinjve.

Top Channel