Juve gjunjëzon Milanin, Cana shënon ndaj Fiores

03/03/2014 00:00

Juventusi kalon me sukses Milanin në San Siro duke i mundur kuqezinjtë me rezultatin 2-0.

Llorente dhe Tevez ishin heronjtë e bardhezinjve me golat e tyre, dy futbollistë që në total kanë shënuar 26 gola në këtë sezon për Zonjën e Vjetër.  

Milani zhvilloi një lojë më të mirë në 45 minutat e para të ndeshjes duke krijuar disa raste të mira për shënim me Ricardo Kaka’ që ishte një kërcënim i vazhdueshëm për portierin Buffon. Por, Juventusi e ndëshkoi skuadrën e Seedorf në minutën e 44 me spanjollin Llorente.

Në pjesën e dytë Milani sikur e humbi shkëlqimin, ndërkohë që Juventusi dyfishoi rezultatin falë një gjuajtjeje spektakolare të Carlos Tevez jashtë  zone. Ky gol goditi psikologjikisht Milanin që e pati të vështirë të reagonte.  

Ndërkohë, Lazio merr një tjetër fitore në Serinë A. Skuadra e Edi Rejës triumfoi në “Artemio Franchi” duke mundur Fiorentinën me rezultatin e ngushtë 1-0 falë një supergoli me roveshatë të kapitenit kuqezi Lorik Cana.

Napoli nuk arrin dot të përfitojë nga barazimi i Romës për të shkurtuar diferencën e pikëve. Skuadra e Benitez u ndal nga Livorno në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 1-1.

Në ndeshjet re tjera të Serisë A, Kaljari mundi Udinezen 3-0, Sampdoria fitoi me Torinon 2-0, Sassuolo-Parma përfundoi 0-1, Xhenoa triumfoi ndaj Katanias 2-0, Atalanta fitoi me Kievon 2-1, ndërsa Verona-Bolonja u mbyll në barazimin 0-0.

Top Channel