Goli i mrekullueshëm i Lorik Canës

03/03/2014 00:00

Në ndeshjen ndaj Fiorentinës ishte Lorik Cana ai që i dha fitoren Lazios me golin e vetëm të takimit të shënuar që në fillim të ndeshjes.

Kapiteni i kombëtares shqiptare nuk shënoi vetëm golin e rëndësishëm që lejoi skuadrën e tij të merrte 3 pikët nga transferta e vështirë e Firences, por njëkohësisht shënoi edhe një nga golat më të bukur të kampionatit italian.

Gjatë zhvillimeve të një goditjeje këndi, topi shkon tek Cana i cili po e priste në shtyllën e dyë. Mbrojtësi u hodh në akrobaci duke mposhtur portierin Neto.

Top Channel