Barcelona merr vendimin për Marcus Rashford, sulmuesi anglez do të kthehet te Manchester United
Fundjava futbollistike që lamë pas mund të quhet pa frikë java e super golave shqiptarë. Nisi me Alban Mehën të premten i cili shënoi dy gola për Paderbornin e tij, që të dy me goditje të kalibruara dënimi, vazhdoi me ‘biçikletën’ e Salihit në Izrael, dhe u mbyll më së miri me një tjetër ‘biçikletë’, këtë herë në Serinë A, ku kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana shënoi një super gol dhe i dha fitoren 1-0 Lacios në transfertën e vështirë kundër Fiorentinës.
Listës së mësipërme iu shtuan edhe golat e Ergys Kaçes dhe Mërgim Mavrajt që u dhanë fitoren skuadrave të tyre, përkatësisht në ligën e parë greke dhe në Bundesligën 2 në Gjermani.
Goli i Hamdi Salihit
Goli i Lorik Canës
Golat i Alban Mehës
Goli i Ergys Kaçes
Goli i Mërgim Mavrajt
Top Channel