F1, llojet e gomave Pirelli për garat e para
03/03/2014 00:00
Marka italiane Pirelli, furnizuesi i vetëm i gomave i Botërorit të Formulës 1, ka njoftuar llojet e gomave të disponueshme për 4 garat e para të sezonit të ri që do të nisë më 16 mars në Melburn të Australisë.
Në këtë mënyrë, të gjitha ekipet kanë mësuar gomat për Cmimin e Madh të Australisë (të mesme dhe të buta), Malajzisë (të forta dhe të mesme), Bahreinit (të mesme dhe të buta) dhe Kinës (të mesme dhe të buta).
“Kjo përzgjedhje pasqyron karakteristikat e secilit cirkuit dhe të të gjitha njëvendësheve të vitit 2014, duke marrë parasysh të gjitha të dhënat që janë marrë nga tre testimet parasezonale”, shpjegoi Pirelli nëpërmjet një komunikate.
Top Channel