“Do të vazhdojmë të blejmë nga Dortmundi”

03/03/2014 00:00

Presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka deklaruar se kampionët e Gjermanisë dhe Europës në fuqi nuk do të ndalojnë së bleri lojtarë nga Borussia Dortmund vetëm për të ruajtur marrëdhëniet e mira me verdhezinjtë.

Mario Gotze dhe Robert Lewandowski janë dy futbollistët e fundit që bavarezët kanë marrë nga Borussia (polaku do të transferohet në fund të sezonit) dhe që kanë hapur shumë polemika në Gjermani, por Rummenigge tha se Bayern nuk do të ndryshojë politikën e tij në merkato.

“Nuk kemi pse të mos blejmë lojtarë të Dortmundit. Nuk do të merrnim kurrë vendimin e palogjikshëm për të mos blerë lojtarë nga një skuadër e caktuar”, tha presidenti për ZDF-në.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me Borussia Dortmund dhe nuk ka hatërmbetje mes nesh”, shtoi Rummenigge.

Top Channel