Barcelona merr vendimin për Marcus Rashford, sulmuesi anglez do të kthehet te Manchester United
Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, nuk e konsideroi Bajernin si një favorit për të fituar edicionin aktual të Champions League.
“Titulli i dhjetë në Champions përbën një motivim shumë të madh për ne. Kundërshtarët? Të gjithë janë të rrezikshëm. Nga çerekfinalet të gjithë ekipet mund ta fitojnë. Bajerni është favorit vetëm në letër”, tha Ancelotti për “Sky Sports Italia”.
I pyetur për kampionatin spanjoll, ish-trajneri i Milanit, Juventusit, Chelsea dhe Paris SG theksoi: “Është shumë e paqartë. Distancat janë shumë të ngushta dhe gjithçka mbetet në lojë ende. Rritja jonë? Kemi humbur pak kohë duke u përpjekur të gjenim një barazpeshë, patëm shumë vështirësi, por tani ekipi është solid dhe po ia del shumë më mirë”.
I pyetur për rendimentin e shfaqur prej Bale, Benzema apo Ronaldos, Ancelotti shtoi: “Të gjithë nga pak. Jam me fat pasi kam një grup futbollistësh profesionistë, të cilët punojnë shumë mirë bashkë. Këta të tre janë mbase futbollistët më cilësorë, por jam me fat që jam në drejtimin e një grupi të rinjsh me shumë motivim”.
Top Channel