Shqipëria, organizatore e Botërorit të Aeronautikës

02/03/2014 00:00

Shqipëria do të jetë vendi organizator i kampionatit të ardhshëm botëror të aeronautikës.

Lajmi është bërë publik ditën e diel, pasi FAI, Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës, ka pranuar kandidaturën e Federatës Shqiptare të këtij sporti, për të qenë pikërisht kjo e fundit organizatore e Botërorit të ardhshëm.

Siç bëhet e ditur, Shqipëria pritet të marrë pjesë në këtë kampionat botëror me “Albania Open”.

Në garë për Botërorin e Aeronautikës të vitit 2017, siç raportohet në faqen zyrtare të FAI, kanë qenë Shqipëria dhe Kina.

Top Channel