Nisin karnavalet e Shkodrës

01/03/2014 00:00

Në Shkodër ka nisur festa e karnavaleve, e cila do të zgjasë katër ditë. Ky aktivitet kulturor, që është traditë për qytetin e Shkodrës, përveç denoncimit të fenomeneve negative të shoqërisë, këtë herë vjen me risi që kanë të bëjnë me sensibilizmimin për mbajtjen pastër të mjedisit dhe ndihmës që duhet t’u japim familjeve në nevojë.

Pjesë e grupeve me maska, që kanë lëvizur në rrugët kryesore të qytetit, kanë qenë kryesisht nxënësit e shkollave të mesme që me punimet e tyre nga materialet e riciklueshme përcollën mesazhin që të gjithë së bashku mund të kontribuojmë për një mjedis të pastër.

Festa e karnavaleve është konceptuar nga organizatorët në formën e një eventi kulturor që për katër ditë të mbajë qytetin në një atmosferë feste. Ditën e fundit të karnavaleve, më 4 mars, është parashikuar dhe djegia e dordolecit që simbolizon djegien e fenomeneve negative të shoqerisë.

Top Channel