Vidiç i bashkohet Interit

28/02/2014 11:20

Nemanja Vidiç i bashkohet Interit, pasi përfaqësuesit e klubit zikaltër dhe serbi nënshkruan një kontratë që do të hyjë në fuqi menjëherë në përfundim të sezonit aktual.

Mbrojtësi 33-vjeçar është në skadencë me Manchester United dhe në kërkim të një eksperience jashtë Premier League, ku aktivizohet që prej vitit 2006.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Vidiç ka nënshkruar me Interin një kontratë me kohëzgjatje 3-vjeçare, me një pagë bazë prej 2,8 milionë eurosh, por që mund të rritet deri në 3,3 milionë në bazë të shpërblimeve të kushtëzuara nga rezultatet sportive.

Njëkohësisht, serbi pritet të shndërrohet në një prej imazheve që Interi do të përdorë për t’u zgjeruar në tregun aziatik, që është edhe një prej projekteve kryesore financiare të presidentit Thohir.

Ndërkohë, të dërguarit e Interit kanë kaluar nga Mançesteri në Londër, ku sipas gazetave italiane po negociojnë me Arsenalin për mbrojtësin e djathtë, Bacary Sagna.

Top Channel