Një miliarder i moshuar pagoi 500 mijë dollarë për të pasur si shoqëruese Kim Kardashian në një ballo të famshme të përvitshme që mbahet në Vjenë.
Megjithatë, 81-vjeçari Richar Lugner nuk do t’ia rekomandonte të njëjtën përvojë askujt tjetër.
Ai e konsideroi 33-vjeçaren “si të mërzitshme” dhe një partnere “aspak të këndshme, ndërsa asnjëherë nuk respektoi programin që kishim përcaktuar për ballon”.
Vetë Kardashian nuk ka komentuar ende mbi këtë ngjarje, por një burim tha për portalin amerikan “TMZ” se Kim ishte frikësuar prej miliarderit, i cili kishte shfaqur sjellje agresive dhe që kërkonte një “kontakt të tepruar trupor” me të.
Balloja duket se do të jetë një eksperiencë për t’u harruar jo vetëm për Lugner, por edhe për Kardashian, e cila e mbylli mbrëmjen në mënyrë të parakohshme, në dukje për shkak të ofendimeve raciste të marra për bashkëshortin e saj Kanye West.
Top Channel