F1, nisin testimet e fundit

27/02/2014 00:00

Kanë nisur testimet 4-ditore në Bahrein, të fundit para fillimit të Botërorit të Formulës 1. Gjatë paradites ishte Sergio Perez (Force India) piloti më i shpejtë me kohën 1’35’’290.

Meksikani la pas Nico Rosberg (Mercedes) dhe Kevin Magnussen (McLaren). Në vend të tetë Kimi Raikkonen me Ferrari. Finlandezi përshkoi vetëm 12 xhiro pasi njëvendëshja e tij kishte një problem hidraulik.

Duhet përmendur edhe përmirësimi i Red Bullit. Daniel Ricciardo u rendit në vend të pestë dhe realizoi plot 32 xhiro gjatë paradites.

Top Channel