Ish-e dashura: Eto’o, të paktën 40 vjeç

26/02/2014 17:40

Disa ditë pasi Mourinho u përgjua duke hedhur dyshime mbi moshën e vërtetë të Samuel Eto’o, skandali merr përmasa të reja kur një ish e dashur e kamerunasit pretendon që ai jo vetëm që nuk është 35, por i ka mbushur me kohë të 40-tat.

Në telefonatë, Mourinho thonte se nuk e dinte nëse Samuel ishte me të vërtetë 32 vjeç apo 35 dhe ndonëse trajneri portugez reagoi agresivisht ndaj publikimit të këtij komenti, sulmuesi është raportuar tepër i irrituar nga deklarata.

E kontaktuar nga shtypi italiane, një parukiere me emrin Anna Barranca, e cila njihet si një prej ish-të dashurave të Eto’o, shtoi edhe më shumë polemikat. “Eto’o është të paktën 39-40 vjeç, pasi ai ka lindur në vitin 1974 dhe është e qartë që mosha e tij është më e madhe nga sa ajo që ka deklaruar kur mbërriti në Europë për herë të parë”, tha vajza.

Gjatë ditës, jehonë bëri edhe deklarata e Claude Le Roy, trajneri aktual i Kamerunit, që përgënjeshtroi fjalët e Mourinhos, që pretendon se gjithë kjo polemikë kaloi me një batutë midis tij dhe sulmuesit.

“Kur u dëgjuam në telefon, Eto’o ishte shumë i inatosur. Ai më besoi që në fillim nuk e kishte kuptuar këtë batutë, por se kur kishte parë regjistrimin të transmetuar nga një televizion francez ishte ndierë shumë i fyer”, tha Le Roy.

Top Channel