Në pritje të Champions

25/02/2014 00:00

Manchester United i ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e mbrëmjes, atë
përballë Olympiakos, e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve.

Skuadra greke është një kundështar i lehtë në letër për skuadrën angleze, e cila do të kërkojë të shkojë sa më larg në Champions, mundësia e vetme për të shpëtuar këtë sezon të dështuar në Angli.

Trajneri Moyes do të tentojë fitoren që në Athinë dhe për këtë ai pritet të hedhë në fushë që nga minuta e parë dyshen sulmuese Van Persie-Rooney.

Ndeshja tjetër e së martës është ajo mes Zenit dhe Borussia Dortmund. Nënkampionët e Europës në fuqi vijnë në këtë sfidë pas humbjes në kampionat me Hamburg-un dhe për më shumë me disa mungesa në formacionin bazë.

Nga ana tjetër, ekipi rus i drejtuar nga Spaleti do të kërkojë të bëjë surprizën, të fitojë bindshëm ndeshjen e parë për ta patur më të lehtë në sfidën e kthimit.

Por nga ekipi gjerman, sulmuesi Robert Lewandowski ka deklaruar se Borussia në ndeshjen me Zenit duhet të bëjë kthesën, në mënyrë që të shlyejë gabimin për humbjen ndaj Hamburg në fundjavë. 

Top Channel