Botërori 2026/ Një tjetër risi e FIFA, unaza festive për kampionët si në sportet amerikane Serbia për kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2016, dy ndeshjet më të vështira ndoshta do t’i ketë me Armeninë dhe Shqipërinë.
Shtypi serb, i cili nuk merret shumë me reagimet por me vlerësimin e ndeshjeve dhe kombëtarëve, vlerëson se Shqipëria nuk është një rival i lehtë për t’u përballur.
Selektori në detyrë i Serbisë, Ljubinko Drulloviç ka vlerësuar se favorite do të jetë Portugalia, ndonëse sipas tij Shqipëria dhe Armenia janë të papërshtatshme kur luhet në terrenet e tyre.
Gazeta “Blic” i ka bërë një historik klubeve, ndërsa për Shqipërinë thotë se ylli i Lacios, Lorik Cana është kryesori në kombëtare, ndërkohë që vlerëson se mund të dilet në krye me koncentrim të mirë.
Televizioni B92, i cili ka redaksinë më të zhvilluar të sportit, në një analizë thotë se, fati nuk ka qenë në anën e Serbisë.
Duke përmendur edhe Lorik Canën, ai thotë se serbët do të kenë përballë lojëtarët më të mirë të Evropës për t’ia arritur qëllimit. “Në Tiranë edhe Franca e ka pasur të vështirë”, vlerëson B92.
Ndërsa e përditshmja sportive “Zhurnali” thotë se Serbia duhet të shkojë përmes Shqipërisë në Francë. Për kombëtaren ajo vlerëson se mund të jetë një e panjohur.
Top Channel