Huntelaar: Ndaj Realit mund të bëjmë surprizën

24/02/2014 00:00

Klaas-Jan Huntelaar mendon se Schalke 04 mund të bëjë surprizën ndaj Real Madrid në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Sulmuesi hollandez i skuadrës gjermane pranon se madrilenët janë favoritë, por kjo nuk i jep atyre automatikisht biletën e çerekfinaleve.

“E dimë që kundërshtarët janë favoritë, por kemi ndeshjen e parë në shtëpi dhe do luftojmë deri në fund”, tha Huntelaar për ‘Marca’.

“Nuk është e pamundur të mundësh Realin edhe pse ata janë favoritë jo vetëm për të kaluar këtë fazë, por për të fituar kompeticionin”, shtoi hollandezi, i cili ka shënuar 8 gola në 20 takime me fanellën e bardhë gjatë sezonit 2008-2009 që ka kaluar në Spanjë.

“Për mua është ndeshje e veçantë pasi kam luajtur në Madrid. Ishte ndjenjë fantastike të shënoje në Bernabeu”, tha Huntelaar.

Top Channel