Djali i Zidane grumbullohet nga Franca U-19

24/02/2014 17:45

Djali i Zinedine Zidane, Enzo, u grumbullua për herë të parë nga përfaqësuesja U-19 e Francës.

18-vjeçari, i cili aktivizohet tek të rinjtë e Realit të Madridit, ka lindur në Francë, por ka edhe pasaportën spanjolle që prej vitit 2006 dhe më parë është aktivizuar me kombëtaren spanjolle U-15.

Megjithatë, siç bëri të qartë për një media franceze, Zidane Jr. ka vendosur që të ndjekë gjurmët e babait dhe të përpiqej të përsërisë historinë e lavdishme të të atit me kombëtaren e vendlindjes së tij.

“Enzo ka vendosur që të luajë vetëm për kombëtaren franceze”, tha trajneri i U-19, Ëilli Sagnol, për të përditshmen “Le Parisien”. “Ai mund të ndryshojë ende deri në debutimin në përfaqësuesen e parë, por nuk e besoj se kjo do të ndodhë, pasi Enzo ka bërë mëse të qartë dëshirën e tij”.

Sipas specialistëve, djali i Zidane ka një bagazh të madh teknik dhe mund të shndërrohet në një futbollist me të vërtetë të madh në të ardhmen, ndonëse disa herë ai është kritikuar se luan tek Reali i Madridit vetëm pasi Zinedine është ndihmësi i trajnerit të skuadrës së parë, Carlo Ancelotti.

Top Channel