Seria A, Roma fiton në Bolonja
23/02/2014 00:00
Roma merr 3 pikë të rëndësishme në kampionatin italian të futbollit. Skuadra e Rudi Garsias mundi në stadiumin “Dal’Ara” Bolonjën me rezultatin 1-0, ku ai që vendosi për verdhekuqtë ishte Naingolan, pas një krosimi në zonë të Miralem Pjanic.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Romën.
Në pjesën e dytë, gjërat nuk ndryshuan dhe rezultati mbeti 1-0 për verdhekuqtë që për momentin e shohin veten 6 pikë larg skuadrës së Juventusit, ndërkohë që ka edhe një ndeshje për të zhvilluar, atë me Parmën.
Top Channel