Rusia fiton në Sochi 2014

23/02/2014 14:10

Një sukses i Alesander Legkov, në 50 kilometra ski i siguroi Rusisë fitoren e Lojrave Olimpike Dimërore të Sochit në mesditë, ndonëse mbeten edhe dy gara të tjera për t’u zhvilluar.

Me suksesin e arritur nga Legkov dhe fitoren në slitën e meshkujve me katër persona, rusët siguruan 13 medalje ari, dy më shumë se Norvegjia që edhe në rast barazimi do të renditet e dyta pasi ka më pak medalje argjendi.

Për Rusinë, e cila nuk fitonte Lojrat Olimpike Dimërore që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, ky është një sukses i madh sportiv, në një olimpiadë që do të hyjë në histori për cilësinë e organizimit të saj, pavarësisht frikës që e shoqëroi për sulme të mundshme terroriste.

Norvegjia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Holanda plotësojnë pesë vendet e para në tabelën e medaljeve.

Shqipëria mori pjesë në këtë Olimpiadë me dy skiatorë të slalomit për femra dhe meshkuj, por ndërsa Erjon Tola u tërhoq për shkak të një dëmtimi, Suela Mëhilli u rendit e 59 dhe u s’kualifikua në dy garat e saj.

Top Channel