Ukraina në sytë e Kremlinit

22/02/2014 00:00

“Ukraina, si shihet nga Rusia” është titulli i një analize të Fjodor
Lukjanov, redaktorit te revistes “Russia in Global Affairs”, qe u
publikua në faqen online të BBC-së, i cili shkruan se “politikat e
Vladimir Putinit në Ukrainë nuk janë pjesë e ndonjë përpjekjeje për të
shtrire perandorinë ruse drejt perendimit”.

Ai thjesht po përpiqet të kufizojë kaosin e shkaktuar nga mungesa e madhe e kompetencës se elitës drejtuese të Ukrainës”. Ngjarjet në Ukrainë shihen ndryshe nga Moska, krahasuar me Perendimin- nënvizon Lukjanov. Kanalet Televizive europiane shfaqen pamjet e te rinjve nga Maidan dhe policët agressive që sulmojnë demonstruesit.

Televizionet ruse –nga ana tjeter shfaqën militantët e opozitës që sulmojnë policinë, shkatërrojnë ndërtesa dhe grumbullojnë plehrat në rruge. “Këto janë dy dimensione të një realiteti-shkruan Fjodor Lukjanov, por secila pale sheh vetem njeren ane te tij”. Ekziston një pikëpamje e përhapur në Perendim se Putin është i frikësuar nga cfarë ndodh në Ukrainë, sepse mund të sherbeje si shembull për opozitën ruse.

Por ky është një këndveshtrim shumë i thjeshtezuar. Presidenti rus vendos paralele mes zhvillimeve ne Kiev dhe situates ne Rusi, por ai i shikon si konfirmim se ka te drejte. Në këndvështrimin e tij, kryengritja mund te shtypet përpara se të shndërrohet në një zjarr të përvëlues.

Trazirat nuk prodhojnë gjë tjerë vec kaosit. Një shtet i dobët vetebie në kurth. Putinit nuk ndjen keqardhje për Janukovicin, që i sjell në mendje kujtime jo të këndshme. Në vitin 2004, Putini kerkoi ta ndihmonte të bëhej president. Ai erdhi në Ukraine për ta mbështetur, por pesoi ndisfate. Presidenti rus e sheh lidershipin ukrainas si të pasigurt dhe të rrëshqitshëm. Porse, si në rastin e Sirisë, nuk është një çështje personale.

Janukovici është presidenti legjitim i një shteti Sovran. Nëse forcat e jashtme lejohen ta deligjitimojnë, apo ta heqin nga pushteti, kjo do të shkelte parimet themeltare te marredhenieve ndërkombëtare. Megjithate Moska nuk do tia mohojë Janukovicit dhe Bashar Al Asadit mbështetjen, megjithese i vetedijshem për dobesine, brishtësinë e situatës dhe rrezikun e largimit nga pushteti. Moska beson se ndryshimi i regjimit do ta shtynte Ukrainen në anarki dhe mund ta shembe si shtet, në fund.

E konsideron klasën politike në Ukraine, pavarësisht këndvështrimit politik të papergjegjshme dhe jo-profesioniste. Politika e “kohëpaqes” është zvogëluar në intriga të pafundme të grupeve oligarke, të cilët nuk ka asnjë ide për strategji.

Po keshtu, shkruan Fjodor Lukjanov, edhe koalicioni portokalli 2005-2010 ishte nje tjeter shembull i inkompetence totale. Vendi ende nuk eshte bashkuar si nje i tere dhe perpjekjet per te shkundur kete status quo apo ta detyrojnë Ukrainën të bënë një zgjedhje te re në favor të Bashkimit Europian apo Rusisë thellon ndarjen. Sot Moska nuk po kerkon kolapsin e Ukraines dhe nuk po ndermerr hapa ne kete drejtim, por nese konflikti i brendshem pershkallezon, Rusia mund te synoje te vendose kontakte me te aferta me rajonet pro-ruse ne lindje dhe juglindje te vendit. Dhe ky skenar duket me i afert. Fjodor Lukjanov e mbyll analizen duke thene se Putini i frikesohet kaosit dhe për këtë qëllim mund te perdoren; si mjetet ofensive ashtu edhe ato defensive.

Top Channel