Skënderbeu mbron titullin

22/02/2014 00:00

Skënderbeu nuk i jep askujt shansin që të shpresojë te rihapja e garës për titullin, duke marrshuar drejt këtij trofeu për të katërtën herë radhazi në Superiore.

Para tifozëve të saj, kampionët bardhekuq nuk kanë falur, duke mundur Kastriotin me rezultatin 2-0. Kapiteni Shkëmbi ka shënuar një supergol nga distnca ndërkohë që në pjesën e dytë ështëPero Pejic që ka vulosur gjithcka. Pas kësaj humbjeje Kastrioti mbetet në zonën e rrezikshme, duke qenë një ndër skuadrat më të rrezikuara për të zbritur një kategori më poshtë.

Në Laç, vendasit mposhtën 2-1 skuadrën e Teutës. Golat u shënuan nga Çela në minutën e 31 dhe Nimani në minutën e 60 për vendasit, ndërsa Nika shënoi golin e vetëm për durrsakët.

Në Kukës, Flamurtari i Vlorës megjithëse mbylli pjesën e parë në avantazh 0-1, në fund të ndeshjes u mposht me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Për kuksianët shënuan Shameti, Hysa dhe Cikalleshi ndërsa për vlonjatët Lika shënoi në pjesën e parë dhe Abilaliaj në pjesën e dytë.

Në betejën për mbijetesë, Lushnja mori një fitore me mjaft vlera përballë Bylisit të Ballshit. Lagunarët fituan 2-0 me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, fillimisht me Trashin në pjesën e parë dhe më pas me Fonseca-n.

 

Top Channel