Befasohet Milan, Al Ahly e zbret nga froni

22/02/2014 00:00

Milan nuk është më klubi me më shumë trofe në botë, një “titull” manifestues që kuqezinjtë e mbanin të shkruar poshtë stemës së klubit, në krahun e majtë të pjesës së përparme të fanelës.

Ky shkrim duket i destinuar për t’u “zhdukur”. Kjo, për shkak të goditjes apo meritës së Al Ahly, skuadrës egjiptiane, të cilët kanë fituar trofeun e 6 të Superkupës Afrikane, kundër tunizianëve të Sfaxien, me rezultatin 3-2.

Por, cila është lidhja me Milanin në këtë diskutim? E thjeshtë, ky trofe përbën suksesin e 19 ndërkombëtar në historinë e klubit afrikan, një më shumë se Milan dhe Boca Juniors, të cilët janë ndalur në kuotën e 18 trofeve të tillë.

Al Ahly, në historinë e tij, ka ngritur 6 trofe të Champions League CAF (Afrikane), 1 Kupë Interkontinentale Afrikano-Aziatike, 4 Kupa të Kupave të Afrikës dhe plot 6 Superkupa CAF (Afrikane).

Top Channel