Shqipëria mbyll olimpiadën në Sochi

21/02/2014 00:00

Skiatorja shqiptare në Sochi 2014, Suela Mëhilli u skualifikua në raundin e parë në disiplinën Slalom, gara e dytë e saj në këtë olimpiadë.

20-vjeçarja e përfundoi garën në raundin e parë madje u rendit në vendin e 56, rreth 18 sekonda më shumë  se amerikania Shifrin që u rendit e para.

Por  në  përfundim  të  raundit  të  parë gjyqtarët  vërejten  se shqiptarja ka bërë gabim teknik në portën 4 duke e skualifikuar skiatoren tonë.

Burime pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar pohojnë se as kontestimet e trajnerëve të Mëhillit nuk kanë dhënë rezultat, duke bërë që Shqipëria ta mbyllë këtu Olimpiadën në Sochi 2014.

Para disa ditesh Mëhilli garoi në disiplinën Slalom gjigant  dhe  u rendit në vendin e 60të.

Top Channel