PSG ofron Verrati-n dhe Lucas për Pogba-në

21/02/2014 00:00

Nga Franca zërat për kalimin e Pogba tek PSG përforcohen gjithnjë e më shumë. Mediat sportive në Paris shkruajnë se oferta e radhës e sheikut Al-Khelaifi ka vënë në mendime drejtuesit e Juventusit.

Në fakt në pjatë nuk janë hedhur miliona, por dy lojtarë. I pari është mesfushori italian, Verrati, i konsideruar si ‘pasardhësi i Pirlos’ dhe i dyti është Lucas. Juventusi ka patur një interesim të përhershëm për Verratin, por asnjëherë nuk ka dalë me një propozim konkret për rikthimin e tij në Itali, ndëras Lucas shihet si një përforcim i dobishëm në skuadër.

Përflitet se drejtuesit bardhezinj kanë nisur të bëjnë llogaritjet nëse Verrati mund të plotësojë vendin e lënë bosh nga Pogba dhe nëse në fund vlerësohet si ‘po’ atëherë nuk është çudi që në ditët e para të merkatos së kësaj vere të ndodhë shkëmbimi.

PSG këmbëngul prej kohësh për asin francez që kërkon ta rikthejë në atdhe. Përballë milionave vetë presidenti i Juventusit, Agnelli muaj më parë ka deklaruar se është do të jetë e vështirë mbajtja e Pogba-së bardhezi.

Top Channel