Maradona do të kthehet të luajë

21/02/2014 00:00

Diego Armando Maradona mund t’i rikthehet futbollit të luajtur në moshën 53-vjeçare.

Pas disa eksperiencave si trajner kombëtaresh e klubesh, ai që konsiderohet nga tifozët e futbollit si lojtari më i mirë i historisë së futbollit, ka pranuar ofertën e një ekipi argjentinas për të luajtur sërish.

Maradona do të jetë lojtari i Deportivo Riestra, skuadër që po kryeson Primera D Metropolitana në Argjentinë. Sipas gazetës ‘Ole’, pritet debutimi i tij në datën 23 mars.

Në vitin 2013, Maradona u caktua drejtor teknik i Deportivo Riestrës, por dëshira e Diegos për të luajtur ishte e madhe dhe në muajin e ardhshëm kjo dëshirë do të bëhet realitet.

Top Channel