Kosovë-Haiti, caktohet çmimi i biletave

21/02/2014 00:00

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka caktuar çmimin e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Haiti.

Bileta në pjesën perëndimore të stadiumit të Mitrovicës do të kushtojë 10 euro, në atë lindore 7 euro, ndërsa në veri e jug nga 5 euro.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku debatoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

FFK u ka bërë thirrje të gjithë adhuruesve, pa dallim grupimesh organizative të tyre, që më 5 mars të jenë në mbështetje të përfaqësueses së Kosovës, duke konsideruar se kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për të gjithë.

Ndërkohë, FFK ka bërë të ditur se Fadil Vokrri është në pritje të një takimi me talentin e Manchester United, Adnan Januzaj.

“Pas shumë spekulimeve në media, rreth futbollistit Adnan Januzaj, KE sqaron opinionin se kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka kërkuar një takim me vet Adnan Januzajn dhe familjen e tij, dhe gjithçka është në pritje të një përgjigjeje për takim”, përfundon njoftimi nga Federata.

Top Channel