Banda shqiptare e trafikut në Angli

21/02/2014 00:00

Mbi 40 vite burg ka dhënë drejtësia britanike për bandën e shqiptarëve të trafikut të drogës që kryente shitjet përmes telefonatave dhe e neutralizuar në maj të vitit të kaluar.

Gjatë operacionit të policisë britanike thuajse një vit më parë, në  pranga kanë përfunduar pesë shqiptarë. Shqiptarët e arrestuar janë Besnik Sinanaj, i dyshuar si kreu i bandës, Fation Sinanaj, Roland Sinanaj, Sajmir Xhakosa, Brezar dhe Brigal Culaj.

Grupi kishte ngritur një rrjet të sofistikuar të shitjes së kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike nëpërmjet një qendrë telefonatash të quajtur “Mario Line”. Me emrin Mario njihej në botën e krimit kreu i bandës, Besnik Sinanaj. Ai është dënuar me 10 vite burgim për krijim dhe drejtim bande dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia britanike thotë se në një vit, nga maji i 2012 deri në maj të 2013 “Mario Line” ka marrë 100 mijë telefonata dhe banda ka shitur rreth 4 milion paundë lëndë narkotike, duke u shndërruar në një nga grupimet më fitimi-prurëse të botës së krimit në Londër.

Top Channel