Thohir: Interi gjithmonë edhe më i fortë

20/02/2014 17:05

Presidenti i Interit, Erick Thohir, është i sigurt që skuadra e tij do të vazhdojë të përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme në muajt në vazhdim.

“Jam në kontakt të përditshëm me drejtuesit e tjerë të skuadrës. Do të përmirësohemi në mënyrë konstante në muajt e ardhshëm. Drejtimi i kësaj skuadre është i duhuri”, tha presidenti indonezian për “La Gazzetta dello Sport”.

“Në këto muaj të parë kemi bërë 80% të atyre që kishim planifikuar të realizonim. Puna vazhdon me intensitet dhe edhe ekipi është forcuar. Blerja e Hernanes ishte një shtysë e rëndësishme në këtë moment dhe për të ardhmen, ndërsa falë riaftësimit të Samuel, edhe mbrojtja rikthehet të jetë më solide”, shtoi Thohir.

Në lidhje me planet e merkatos, pronari indonezian konfirmoi se është shumë pranë mbërritjes së qendërmbrojtësit Nemanja Vidiç.

“Nuk mund të them gjë tjetër përveçse kjo është një blerje 90% e realizuar. Kur gjithçka të jetë e përfunduar, atëherë do të kemi edhe lajmërimin zyrtar. Nuk dua të shtoj më shumë për diçka drejt rrugës së konkretizimit”, tha Thohir.

Top Channel