Bajerni interesohet për Draxler, proteston Schalke

20/02/2014 17:00

Pas dy sezonesh në të cilat Bajerni arriti të merrte nga rivalët e Borussias dy prej futbollistëve të tyre më të mirë, Gotze dhe Leëandoëski, një tjetër skuadër gjermane po shqetësohet nga strategjia e kampionëve të Gjermanisë për të blerë lojtarët më të mirë brenda vendit.

Në mediat gjermane, ditën e enjte, një funksionar i Schalke 04 u shpreh seriozisht i shqetësuar nga praktikat që përdor Bajerni, i cili dyshohet të ketë biseduar me mesfushorin Julian Draxler, një prej premtimeve më të mëdha të futbollit gjerman, përpara se ta bënte diçka të tillë me klubin.

Në muajin Janar, midis Bajernit dhe Schalkes u mbajtën disa kontakte për futbollistin.

Sipas “Bild”, drejtori sportiv i bavarezëve, Matthias Sammer, u vendos në kontakt me klubin e Gelserkishtenit për të pyetur për Draxler dhe mori si përgjigje që Schalke nuk ishte e gatshme të negocionte për asnjë shumë, përveç klauzolës së shitjes automatike të fiksuar në 45,5 milionë euro.

Besohet se përballë kësaj shume të gjykuar nga Bajerni si tepër të lartë, klubi është vendosur në kontakt me vetë Draxler, për të bërë të mundur blerjen e tij pasi vetë futbollisti t’i ketë bërë të qartë Schalkes se dëshiron të largohet, duke detyruar kështu klubin që të negociojë për një çmim më të ulët.

Top Channel