Venezuelë, arrestohet lideri i opozitës

19/02/2014 15:50

Një lider i opozitës venezueliane, Leopoldo Lopez, u dorëzua në duart e Gardës Kombëtare, pak pasi mbajti një fjalim protestues përpara mijëra mbështetësve.

Lopez tha se shpresonte që arrestimi i tij të ishte në gjendje të zgjonte kombin në protesta ndaj “drejtësisë së padrejtë”.

Fjalimi i Lopezit u mbajt disa orë pasi dy manifestime të njëkohshme, anti dhe pro-qeveritare shkaktuan tension në kryeqytetin Karakas.

Mbi këtë figurë të opozitës rëndonte akuza e nxitjes së dhunës, në protestat ku kanë mbetur të vdekur të paktën katër persona.

Duke folur përpara mijëra mbështetësve të “revolucionit” të nisur nga paraardhësi i tij, Hugo Chavez, presidenti Maduro tha se Lopezi do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij përpara gjykatës.

Top Channel