“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë të të mbështesë një mik kur s’ke pushtet Në Shqipëri, aksidentet nga armët e municionet kanë ardhur në rritje e deri më tani numërohen rreth 1 mijë të aksidentuar prej të cilëve 146 kanë humbur jetën.
Rasti më i fundit u shënua në Fushë Krujë, ku katër fëmijë u plagosën rëndë nga shpërthimi i një granate e për pasojë një fëmijë humbi jetën në spital.
Por, sipas Shoqatës së Personave të Gjymtuar nga Minat dhe Municionet “ALBAID”, gati 69 përqind e kësaj kategorie nuk përfiton pension paaftësie si dhe proteza.
“ALBAID” ka kryer regjistrimin e 296 të aksidentuarve nga armët në që kanë pësuar aksident nga armët e municionet në 6 qarqe në Durrës, Dibër,Gjirokastër, Elbasan dhe Berat, ku ka evidentuar problematikën sociale të viktimave të minave e municioneve.
“Sipas ligjit të sotëm, ata duhet të jenë në marrëdhënie pune në momentin e rënies në aksident që të përfitojnë pensione. Duhet t’i tërheqim vëmendjen shtetit që këta të mbijetuar të përfshihen në skemat e personave me aftësi të kufizuar, ligjin integral për sigurimet shoqërore që edhe ata të përfitojnë si të gjithë qytetarët e tjerë, të mos jenë të diskriminuar dhe të kenë mundësinë të zhvillojnë një jetë në kushte normale”, deklaroi zoti Jonuz Kola, nga Shoqata “ALBAID”.
Në takimin e organizuar me përfaqësues të të plagosurve nga armët e municionet ishte e pranishme dhe zv/ministrja e Mirëqëenies Sociale, Bardhylka Kospiri si dhe drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Etleva Bisha.
Zonja Kospiri ka mbështetur kërkesat e kësaj kategorie dhe ka theksuar nevojën e regjistrimit të tyre.
“Ministria vlerëson këtë punë të nisur nga shoqata “ALBAID” dhe e mbështet në punën e saj për të dokumentuar të gjithë rastet e të aksidentuarve nga municionet në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, Ministria, nëpërmjet strukturave të saj rajonale, do të ofrojë edhe mundësinë që ky grupim i të aksidentuarve të përfitojnë nga skemat e mbrojtjes sociale dhe të mbështeten në orientimin drejt arsimit profesional dhe punësimit”, tha zëvendësministrja.
Vetëm gjatë vitit 2013 janë shënuar 10 aksidente me municione, nga të cilat 5 me pasojë vdekjen, kurse gjate 2 muajve të ketij vit janë shënuar 5 viktima femije nga të cilët 2 me pasojë vdekjen.
Top Channel