Shkurt nga “Soçi 2014”

19/02/2014 00:00

Francezi Pierre Vaultier fitoi duelin me rusin Nikoay Olyunin dhe mori medaljen e artë në disiplinën snoubord kros. Medaljen e bronzit në këtë garë e mori amerikani Aleks Deibold.

Biatlon, Svendsen merr medaljen e artë falë fotofinishit
 
Norvegjezi Svendsen mori medaljen e artë në disiplinën biatlon 15 km për meshkuj. Kjo garë ishte shtyrë më parë 2 herë për shkak të temperaturave të larta. Svendsen dhe francezi Fourcade arritën bashkë në fund dhe kanali televiziv që transmetonte këtë garë shpalli francezin fitues, por pas publikimit të fotofinishit fitorja iu dha norvegjezit.

Hokej, kualifikohen Sllovakia, Rusia, Cekia dhe Letonia

Sllovakia, Rusia, Cekia dhe Letonia janë kualifikuar për në çerekfinalet e hokejt për meshkuj. Sllovakët mundën 4-0 Austrinë, me po të njëjtin rezultat fituan edhe rusët ndaj Norvegjisë, Cekia mposhti 5-3 Sllovakinë, ndërsa letonia mundi 1-2 Zvicrën.

Cross-Country, Norvegjia merr 2 medalje, gjermani Riessle merr bronzin

Joergen Graabak dhe Magnus Noan i kanë dhënë Norvegjisë dy medalje në cross – country 10 km. Edhe pse e nisi garën rreth 40 sekonda më vonë se të tjerët, Graabak arriti të fitojë duelin me bashkombasin e tij dhe t’i rrëmbejë atij medaljen e artë. Në vend të tretë u rendit gjermani Fabien Riessle.

Top Channel