Drejtuesit e furgonave në Korçë kanë vijuar protestën të vendosur kundër
vendimit që u ndalon atyre transportin e udhëtarëve në kthim.

Prej 14 ditesh ata vijojne te apelojne per zgjidhjen e kesaj situate qe u shkakton falimentimin ndersa pohojne se nuk do te ndalen se protestuari.

Dhjetëra drejtues teksa kane qendruar se bashku ne stacion në qytetin juglindor kane theksuar se do te pershkallezojne protesten e tyre, pasi kjo situate i ka vendosur ne udhekryq.
 
Prej dy javesh drejtues te furgonave te Korçës, Pogradecit, Bilishtit dhe Ersekes jane bashkuar duke kerkuar fillimisht bllokimin e furgonave qe punojne ne informalitet dhe me tej kane kerkuar lejimin e udhetimit me pasagjere edhe ne kthim.

Top Channel