Napolit i sekuestrohen 5 milionë euro

19/02/2014 19:40

Autoritetet italiane sekuestruan pesë milionë euro nga llogaria bankare e klubit të futbollit të Napolit, informoi të mërkurën “La Gazzetta dello Sport”.

Sekuestrimi i përkohshëm bëhet deri në zgjidhjen e një konflikti që ka klubi në lidhje me përdorimin e stadiumit të “San Paolos”.

Impianti me 60 mijë vende kapacitet është pronë e Bashkisë së Napolit dhe i lihet në përdorim klubit kundrejt një qiraje vjetore dhe detyrimit për ta mirëmbajtur atë.

Sipas Bashkisë, klubi nuk ka respektuar detyrimet financiare të parashikuara në kontratë dhe për këtë arsye, “Guardi di Finanza” realizoi këtë sekuestrim.

Në një reagim të menjëhershëm, klubi e konsideroi këtë sekuestrim të padrejtë, ndërsa informoi se do të apelojë ndaj vendimit në gjykatë.

Top Channel