F1, sinjale të mira nga Ferrari në Bahrein

19/02/2014 19:10

Ferrari u shfaq tepër konkurruese në ditën e parë të provave të lira në Bahrein, ndërsa pavarësisht disa problemeve që Red Bulli vazhdon të ketë, skuadra kampione e botës shfaqi disa përmirësime të dukshme.

Në ditën e provave, Alonso zhvilloi një total prej 63 xhirosh, duke regjistruar kohën e dytë më të shpejtë.

Pas kësaj dite të lodhshme pune, Fernando u shfaq i kënaqur me “kokëkuqen” e tij, ndërsa më i shpejti nga të gjithë ishte gjermani Hulkenberg, me Force India.

Pas kësaj dyshe, u rendit Hamilton me Mercedes, Magnussen i McLaren dhe i pesti Sebastian Vettel, i cili zhvilloi vetëm gjashtë xhiro.

Megjithatë, duke mbajtur parasysh faktin që në testimet e para në Herez, Red Bulli pati probleme të shumta dhe nuk arriti të kompletonte më shumë se një xhiro, rezultati i së martës vlerësohet si pozitiv në skuadrën austriake edhe pse xhiro më e shpejtë e kampionit të botës në fuqi ishte pothuajse tre sekonda më e ngadaltë se e spanjollit të Ferrarit.

Këto ishin dhjetë kohët më të shpejta të regjistruar në këtë ditë provash.

1. Hulkenberg (Force India)    1m36’880”
2. Alonso (Ferrari)                 1m37’879”
3. Hamilton (Mercedes)          1m37’908”
4. Magnussen (McLaren)         1m38’295”
5. Vettel (Red Bull)                1m40’224”
6. Sutil (Sauber)                    1m40’443”
7. Frijns (Caterham)               1m42’543”
8. Kvyat (Toro Rosso)            1m44’346”
9. Grosjean (Lotus)               1m44’832”
10. Massa (Williams)              pa kohë

Top Channel