Ukrainë, rikthehen përleshjet e ashpra

18/02/2014 00:00

Të paktën nëntë persona humbën jetën, 7 protestues dhe dy policë, gjatë përleshjeve mes tyre ne Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.

Sic raportohet, policia  po mësyn kampin e protestues në kryeqytet. BBC raporton shpërthime te fuqishme, janë lëshuar fishekzjarre dhe policët po përdorin pompat e ujit. Policia ukrainase ka rrethuar sheshin Pavaresia në Kiev, i njohur si “Maidan”, skenë e protestave paqësore prej Nentorit të vitit të kaluar.

Shërbimi i Metrosë është pezulluar dhe ka raportime se janë ndaluar mbërritja e makinave në kryeqytet. Udhëheqësi i opozitës, Arsenji Jacenjuk këmbënguli se kampi i protestës nuk do të leviz asnjë hap.

“Nuk kemi ku të zmbrapsemi- tha ai- Ukraina eshte prapa nesh, e ardhmja e saj perpara nesh. Mos kini frike, vetem besimi eshte forca jone, vetem solidariteti eshte bashkim, vetem mbeshtetja e ndersjellte”.

Udheheqesi I opozites, Vitali Klicko u kerkoi grave dhe femijeve te largohen nga sheshi, sepse sipas tij mund te perdoret forca.Përleshjet ndodhën ndërsa deputetët dëbatojnë për ndryshimin e Kushtetutës. Duke iu referuar propozimit të opozitës, kërkohet kthimi tek Kushtetuta e vitit 2004, e cila do të kufizojë pushtetin e Presidentit Viktor Janukovic, por përfaqësuesit e opozitës thanë se u bllokuan dhe nuk mundën të dorëzojnë draftin e tyre.

Sic raportojnë mediat ndërkombëtare pati përleshje brenda parlamentit. Shefja e Politikes së Jashtmë të Bashkimit Europian, Kethrin Eshton u shpreh “tejet e shqetesuar” për përshkallëzimin e dhunës dhe u kërkojë politikanëve të adresojnë shkaqet fillestare të krizës.

Opozita vendase thotë se mosreagimi politik në kohë do të përshkallëzojë protestat masive të qytetarëve, protesta që prej disa ditësh kanë qenë relativisht të qeta.

Protesta nisën në muajin nëntor kur presidenti Yanukovych refuzoi firmosjen e një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik me Bashkimin Europian në këmbim të orientimit politik dhe ekonomik drejt Moskës.

Yanukovich argumentoi vendimin e tij duke thënë se ekonomia ukrainase nuk ishte e gatshme dhe kompetitive për të konkuruar me ekonomitë e BE-së. Në shkëmbim, pak ditë më vonë nënshkroi në Moskë me presidentin Putin një sërë marrëveshjes bashkëpunimi ekonomik, përfshirë këtu edhe një hua prej 15 miliard dollarësh që Moska angazhohej se do të lëvronte për Kievin.

Rusia do të ofrojë për Ukrainën, brenda kësaj jave, një tjetër këst ndihme prej 2 miliardë dollarësh, bëri të ditur ministri rus i Financave, Anton Siluanov.

Në Dhjetor, Moska u angazhua për një ndihmë prej 15 miliardë dollarësh, në mbështetje të ekonomisë së plogësht ukrainase, por deri më tani vetëm 3 miliardë dollarë janë transferuar.

Rusia kishte lënë të kuptohej se kjo ndihmë ishte “ngrirë”, deri sa të formohej qeveria e re e vendit, pasi kryeministri i Ukrainës dha dorëheqjen muajin e kaluar.

Ukraina është vënë mes Bashkimit Europian dhe Rusisë. Brukseli dhe Moska kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza të ashpra mbi situatën në ish-republikën sovjetike. Përplasjet kulmuan gjatë Samitit të Sigurisë në Mynih, ku Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzoi BE-në se zbaton dy standarde të ndryshme kur vjen puna tek protestat e dhunshme dhe mbështetja e forcave ekstremiste të djathta, që sipas tij veprojnë në Ukrainë.

Por zyrtarët e Bashkimit Europian shprehën vendosmërinë për orientimin në union të Ukrainës. Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy tha se marrëveshja për Ukrainën është në tavolinë dhe do të vazhdojë të qëndrojë aty, kurdoherë që Kievi të jetë gati dhe ta nënshkruajë atë. Ai tha se Ukraina është pjesë e Europës dhe e tillë do të jetë.

Top Channel