Pukë, 65-vjeçari gjendet i vdekur në një humnerë
18/02/2014 00:00
Gjendet i pajetë në një humnerë, 65-vjeçari Pjetër Uksenaj i zhdukur prej ditësh së djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në Pukë ku familjarët dje kishin njoftuar në polici zhdukjen e 65-vjeçarit Uksenaj. Pas kërkimeve të shumta nga familjarë e banorë të zonës, sot trupi i Uksenajt është gjetur i pajetë në një humnerë nga ku pritet të nxirret me helikopter.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat Uksenaj ka humbur jetën, por policia dyshon për një rrëzim aksidental.
Top Channel