Lojërat Olimpike, Mëhilli ze vendin e 60-te

18/02/2014 00:00

Suela Mëhilli, sportistja e vetme që përfaqëson Shqipërinë në lojrat
olimpike dimërore Sochi 2014 zuri vendin e 60 në garën e slalomit
gjigand.

20-vjeçarja shqiptare e mbylli raundin e parë me kohën 1 minutë 33 sekonda e 55 të qindat, 15 sekonda e 67 të qindat më shumë se sllovakja Tina Maze që zuri vendin e parë. Edhe në raundin e dytë shqiptarja Mëhilli ishte 16 sekonda e 46 më shumë se Tina Maze dhe në bazë të rezultateve të të dyja raundeve 20-vjeçarja shqiptare u rendit e 60.

Suela Mëhilli, e cila prej vitesh stërvitet dhe garon në itali, do të mbahet mend si sportistja e parë shqiptare që merr pjesë në olimpiadën dimërore. Shqipëria ne keto lojra perfaqësohej nga dy sportiste, por pak ditë më parë skiatore Erjon Tola pësoi një frakturë në dorën e majtë, dëmtim ky që e la atë jashtë olimpiadës.

Top Channel