Elbasan, aplinistët i bashkohen nismës së pyllëzimit

18/02/2014 00:00

Dhjetëra pjestarë të ekipit të Alpinizmit, Skive dhe Turizmit malor
Elbasan, në bashkëpunim me komunën Gjinar i janë bashkuar nismës së
muajit të pyllëzmit duke mbjellë mbi 100 fidanë pishash në zonën
turistike të Gjinarit.

Fidanët u mbollën në hyrje të zonës së Gjinarit, ndërsa nismës iu bashkuan edhe nxënës të shkollës dhe banorë të zonës.
 
Trajneri i ekipit të Alpinizmit Artur Guni ushprehet se nisma të tilla duhet të mbështeten me qëllim pyllëzimin e të gjitha zonave të dëmtuara. Nismës së mbjelljes së pemëve në pikën turistike të Gjinarit i janë bashkuar edhe vullnetarë të Korpusit të Paqes qe punojne ne Elbasan.

Gjinari është një nga pikat më të rëndësishme të turizmit malor në qarkun e Elbasanit. Ajo shquhet për pyjet e dendura të pishës së dhe ahut. Por kjo zonëmbart edhe vlera të mëdha historike e kulturore.

Top Channel