Superiore, Skënderbeu barazon me Teutën

17/02/2014 20:40

Teuta flirton me fitoren deri në minutën e 93-të, kur një pasim i gjatë nga porta e Orges Shehit ka shkuar në zonën kundërshtare, aty ku Arapi shokon tifozët dhe ekipin vendës, duke barazuar.

Durrsakët kalojnë nga “parajsa” në “ferr”, sepse u ikën nga duart një trepikësh tepër i çmuar, i cili do t’i kishte pozicionuar të dytët në renditje dhe do ta kishte hapur kampionatin.

Indirekt gëzon Partizani, që mbetet në ndjekje të juglindorëve, me 8 pikë më pak se ata. Minuta e 28-të ka zhbllokuar shifrat e kësaj ndeshjeje tepër të luftuar, me një fund dramatik, kur Xhoel ka fituar një penallti gjatë dyluftimit me Bicajn, e kthyer në gol nga Samb.

Pjesa e dytë ka qenë edhe më spektakolare, sepse miqtë janë zgjuar dhe, sidomos në dhjetë minutat e fundit, kanë kërkuar medoemos të barazojnë.

Sidoqoftë, nuk u kanë mjaftuar 90 minutat e kohës së rregullt, por në shtesë kanë bërë të pabesueshmen, duke barazuar dhe duke dalë nga Durrësi me një pikë.

Aq sa kishte paralajmëruar në fakt edhe vetë Josa para ndeshjes, kur kishte thënë se do të kënaqej edhe me një barazim në “Niko Dovana”.

Java e 19
Rezultatet
Flamurtari-Laçi      1-1
Besa-Kukësi         2-0
Bylis-Tirana           0-1
Partizani-Lushnja   2-0
Kastrioti-Vllaznia   3-2
Teuta-Skënderbeu 1-1

Renditja
Pikë, skuadra
38 – Skëndërbeu
30 – Partizani
29 – Teuta

28 – Laçi
28 – Besa
27 – Kukësi
26 – Flamurtari
23 – Bylis
22 – Vllaznia
21 – Kastrioti
19 – Tirana
19 – Lushnja

Me blu: Kampioni dhe perfaqesuesi shqiptar ne Champions League
Jeshile: Kualifikimi ne Europa League
Kuqe: Zona e renies nga kategoria 

Top Channel