Forumi ‘Djemtë e Gjirokastrës’ dhe banorë të Hormovës në Tepelenë kanë
protestuar ndaj thirrjeve antishqiptare të rizgjuara sipas tyre në prag
të të ashtuquajturit përvjetor i 100-të i autonomisë së Vorio Epirit.

Ata në mënyrë simbolike kanë përzënë një tufë delesh që mbanin mbi shpinë flamurin e Vorio Epirit dhe më pas i janë drejtur një prej sheshbetejave më të mëdha të historisë në jug të vendit kodrës ku më 1914 u ekzekutuan 217 burra nga fshati Hormovë i Tepelenës.

Memoriali që përkujton këtë ngjarje ka qenë i braktisur prej vitesh dhe pothuajse i mbuluar nga ferrat. Ata kanë këmbyer pllakatën ekszistuese në memorialin që përkujtonte masakrën e vitit 1914 në Hormovë me një pllakatë të re ku përcaktohej qartë sipas tyre autori i masakrës.

Albi Koci, në emër të Forumit të Djemve të Gjirokastrës dhe Tepelenës lexoi një deklaratë që i drejtohej qarqeve që po përgatiten të përkujtojnë autonominë e Vorio Epirit.

Aktivitete të ngjashme do organizohen ne shume zona ne jug ku përgjatë pranverës do të përkujtohen masakrat mbi popullsisë së pambrojtjur prej grekëve ne vitin 1914.

Top Channel