Në Shqipëri është prodhuar kohët e fundit, një sasi e madhe droge. Fakti
që vetëm në dy vitet e fundit, llogaritet që vetëm policia shqiptare ka
bllokuar 50 tonë kanabis dhe 30 tonë fqinjët, flasin për shifra të
frikshme dhe alarmante, për atë që prodhohet në vend.

Nderkohe qe çdo raport i Departamentit të Shtetit ne vitet e fundit dhe po ashtu ato te Bashkimit Europian kane patur verejtje te rënda në këtë fushë.

Policia shqiptare ka arritur qe vetem muajin e fundit te bllokoje rreth 4 tonë droge, ndersa fqinjet rreth 1 ton, duke dhene serish alarmin se ne depot e trafikanteve shqiptare ka rezerva te kosniderueshme kanabis sativa. Shqiperia ka ecur me ritme te larta ne kapjes se sasive te kesaj lande narkotike.

Ne 2011-en u sekuestruan 11.2 ton droge, nje vite me vone 21.2 ton kanabis, ne 2013 rreth 25 ton, dhe vetem ne janar te 2014-es rreth 4 tone. Por nuk dihet nese kjo eshte tregues I ashpersimit te luftes ndaj kultivimit dhe tregtimit apo e rritjes se sa sise se prodhimit ne Shqiperi.

Ministria e Brendshme nuk i pranon akuzat e koheve te fundit nga opozita, ndersa deklaron se, droga e mbjelle ne veren e shkuar dhe qe nuk u kontrollua nga policia ka sjelle problem me te medha gjate ketij viti. Synimi i saj mbetet qe gjate ketij viti te kete te mbjella me te pakta, duke synuar shkaterrimin e parcelave. Gjithsesi ne analizen qe ben policia, prodhuesi kryesor ne vend vazhdon te jete Lazarati.

Pavaresisht se te gjitha raportet e nderkombetareve dhe te agjencive te huaja policore e permendin Lazaratin si nje problem akut, serish policia te pakten publikisht nuk ka nje plan per te nderhyre. Shpesh policia shqiptare e ka patur te pamundur te bllokoje skafet e trafikaneteve gjate ndjekjes ne det. Per kete asrye ministri i Brendshëm u beri thirrje nje muaj me pare homologeve greke dhe italiane per te ndihmuar ne operacione te perbashketa, permes krijimit te atij qe u quajt trekendeshi i sigurise detare.

Top Channel