Alves: City nuk do të bëhet kurrë si Barça

17/02/2014 00:00

“Manchester City ka lojtarë të mirë, por kurrë nuk do të bëhet si Barcelona.” Këto janë fjalët e Dani Alves, mbrojtësit brazilian të katalanasve për ‘Daily Mirror’ në prag të përballjes mes këtyre dy ekipeve në Ligën e Kampioneve.

Alves e shpjegoi kështu këtë frazë të tij: “City është një klub i ndërtuar mbi blerjet e bujshme, por Barcelona ka histori dhe klas prej shumë vitesh.”

Lojtari i kombëtares së Brazilit lavdëroi punën që bën Barcelona me ekipet e moshave: “Një pjesë e madhe e suksesit tonë ka ardhur falë lojtarëve të formuar në La Masia dhe mendoj se këtë gjë na e kanë zili të gjithë.”

Mbi përballjen e së martës Manchester City-Barcelona, Alves tha: “Do të jetë një provë e madhe për ne. Do të luajmë dy ndeshje shumë të vështira. Duhet të luajmë shumë mirë nëse duam të kalojmë në fazën tjetër të Champions-it. Edhe pse luajmë jashtë, ne do të futemi në fushë për fitore pasi një futbollist i Barcelonës nuk mendon dot për barazimin.”

Top Channel