Sochi 2014, skiatorja në rrezik për jetën

16/02/2014 11:30

Një skiatore ruse u aksidentua rëndë, gjatë një seance stërvitore të së shtunës dhe ndodhet në rrezik për jetën, informuan mediat ruse.

Mëngjesin e së dielës, Maria Komissarova u vizitua në spital edhe nga presidenti Putin, i cili inspektoi gjendjen e saj.

23-vjeçarja theu shtyllën kurrizore dhe iu nënshtrua një operacioni tepër delikat prej gjashtë orësh e gjysmë në spital.

Sipas buletinit mjekësor, Komissarova ndodhet në “gjendje të rëndë, por stabël”.

Për momentin, nuk dihet nëse vajza do të ecë sërish, nëse do të arrijë të rikuperohet.

Top Channel