Seria A, Icardi i jep fitoren Interit
16/02/2014 08:50
Interi i Mazarrit fiton 2-1 në “Artemio Franchi”, përballë Fiorentinës, falë golit të Icardit, lojtari më i diskutuar javët e fundit për shkak të aktivizimit të tij të tepërt në rrjetet sociale.
Palacio shënoi golin e parë për Interin, ndërkohë që në fillimin e të dytës, Cuadrado barazoi shifrat.
Në minutën e 60, i sapofuturi në lojë, Icardi në pozicion të dyshimtë jashtë loje kaloi sërish zikaltërit në avantazh.
Me këtë fitore, skuadra e Mazarrit qëndron në vendin e 5 me 39 pikë, 5 pikë më pak se Fiorentina, e cila renditet e katerta.
Top Channel