“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë të të mbështesë një mik kur s’ke pushtet Drejtuesit e furgonëve 8+1 në Korçë vazhdojnë protestat duke shënuar ditën e 11 të tyre.
Pas apeleve të vazhdueshme për plotësimin e kërkesave të tyre, dhjetëra drejtues të mjeteve nga Korça, Pogradeci dhe Bilishti kanë bllokuar njërin krah të rrugës nacionale Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, çka ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve për disa orë.
“Deri tani nuk është bërë asgjë. Ne kemi dalë të kërkojmë të drejtat tona pasi duam të mbijetojmë, të mbajmë fëmijët me bukë. Duan ta bëjnë monopol, të vënë mjetet e tyre dhe ne të na hedhin në rrugë të madhe”, thonë shoferët.
Drejtuesit e furgonëve kërkojnë t’i jepet zgjidhje kësaj situate duke e konsideruar si një padrejtësi që po u bëhet.
Ata deklarojnë se nuk do të ndalin protestat deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.
Top Channel