Barça shkatërron Vallecanon

16/02/2014 08:35

Messi shënon 2 gola, vendos rekorde te reja me katalanasit
Barcelona shkatërroi 6-0 Rayo Vallecano në “Camp Nou” e i bashkangjitet Altico Madridit në krye të La Ligës me 60 pikë.

Më i miri i ndeshjes ishte pa dyshim Lionel Messi, i cili me dopietën e të shtunës vendos një tjetër rekord me fanelën e Barçës.

337 gola ka shënuar argjentinasi me Barcelona, duke kaluar Telma Zarra, si golashënuesi më i mirë që i ka shënuar të gjitha golat me një skuadër të vetme spanjolle.

Ndërkohë, 228 gola “Pleshti” i ka shënuar në kampionat, duke lënë pas vetes Alfredo Di Stefanon në klasifikimin e golashënuesve në të gjithë historinë e La Ligës.

26-vjeçari ndodhet në vendin e tretë në këtë renditje dhe është 24 gola më pak se Telmo Zarra.  

Golat e tjerë të skuadrës së Martinos u shënuan nga Sanchez, Pedro, Korreja dhe Neymar.

Top Channel