Bajerni fiton edhe me rezervat

16/02/2014 08:40

Bajerni nuk ka kundërshtar në Bundesligë edhe kur nuk luan me lojtarët e formacionit të parë.

Skuadra e Guardiolës shkatërroi 4-0 Freiburgun dhe protagonist i ndeshjes ishte Xherdan Shaqiri, i cili shënoi dy herë në portën kundërshtare.

Golat e tjerë për kampionët gjermanë u shënuan nga Dante dhe Pizarro.

Ky i fundit shkon në kuotën e 168 golave në Bundesligë, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të huaj të Kampionatit Gjerman.

Top Channel