Vijon edhe këtë të shtunë aksioni i pastrimit të akseve nacionale nga
task forca e Inspektoriatit të Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e
Mbrojtjes.

Akset rrugore që po pastrohen janë Dogana Morinë-fundi i Urës së Drinit, Dalja e rrugës Milot-Rubik,  Milot-Kryqëzimi Kamëz, Tiranë-Vorë, mbikalimi i qafës së Kasharit -Aeroporti “Nënë Tereza”.

Në këtë operacion janë angazhuar një mijë forca ushtarake, 69 mjete dhe objektiv është pastrimi i 83.5 kilometrave rrugë në total.

Një javë më parë forcat e ushtrisë arritën të pastronin një pjesë të territorit në pikat kufitare në Han të Hotit, Murriqan dhe akset nacionale në veri të vendit.

Top Channel